Protesta e studentëve kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe me mesazhe ironike, të shprehura përmes pankartave dhe shkrimeve të vendosura në mure.
Një prej pankartave mban fjalën “HUMBËM”, si një koment ironik për humbjen politike. Në një tjetër paraqitet Rama në një tryezë dialogu mes qenve dhe maceve, duke ironizuar tryezën e dialogut të vendosur para Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
“Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë” është një tjetër nga mesazhet e shfaqura nga të rinjtë, të cilët synojnë të vënë përballë premtimet dhe gjendjen në vend.
Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një veprim simbolik, duke djegur përpara godinës së Kryeministrisë fotografitë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Portretet ishin vendosur mbi tryezën e dialogut që Rama kishte ngritur para Kryeministrisë, përmes së cilës u kishte bërë thirrje studentëve të uleshin në bisedime.
Studentët e kanë kundërshtuar këtë ftesë dhe kanë deklaruar se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e panegociueshme.







