Rama: Kosova nën kthetrat e krizës energjitike, më vjen mirë që ne e garantojmë pa kufizim dhe pa rritje çmimi

Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencën e fundvitit dhe e ka nisur fjalimin e tij duke folur për krizën energjitike. Rama tha se ai e ka paralajmëruar krizën edhe pse është komentuar si alarm fals.

Më tej u shpreh se po përgatitet një skemë lehtësuese për muajt mars-prill në rajon.

“E nisim nga kriza globale që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur në 450 euro/megavat ndërkohë që të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh/megavat. 450 euro është çmim marramendës dhe po të kemi parasysh totalin vjetor, kemi lëvizur në një mesatare  50 euro. Ndërkohë që kjo krizë unë e kam paralajmëruar disa kohë më parë dhe u komentua si alarm fals, nuk duket se ka fund të qartë. Është folur për qershorin, por askush sot nuk e konfirmon këtë hipotezë. Ndërkohë që kompeklesiteti i krizës shkon nga gjeopolitike te efektet e krizës klimatike. Vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorit apo do të rrisin, ne doi qëndrojmë idesë se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Ndërkohë që flasim po zhvillohet një dëgjesë me ministren e infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhura me tensionin e mesëm për të cilat liberalizimi i plotë në këto kushte do të thotë rritje eksponeciale e çmimit. Prandaj po përgatisimin një skemë lehtësuese për ta. Pse në po ia dalim të qëndrojmë në këto parametra? Sepse ne kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizimit dhe deri tani jemi besimplotë se SPAK për periudhën deri qershor, ndërkohë që parashikojmë dhe një efekt lehtësues pa qenë sot në mundësinë për të qenë të saktë sesa do të jetë në rajon, për muajin mars prill. Por, dua të theksoj që do të vazhdojmë t’i mbrojmë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh, por në afat të mesëm dhe të gjatë vlerësohen për atë që nuk lejohet të ndodhë. Për mua moslejimi i rënies së kësaj dallgë mbi konsumatorët, është një punë fantastike e qeverisë që ka dhe 4 vjet përpara”, tha Rama.

Rama u ndal dhe te Kosova ku tha se është nën kthetrat e krizës energjitike.

“Kosova sot është në kthetrat e një krize që praktikisht për arsye objektive është e mbërthyer nga kthetrat e krizës. Është në kushtet ku dihet të zgjedhe mes ndërprerjes së energjisë ose rritjes drastike të çmimeve. Sot më vjen mirë që garantojmë energji pa kufizim dhe pa rritje çmimesh, si dhe t’i japim Kosovës dy ditët e festave furnizim me energji të pandërprerë. Nuk është e lehtë, por në sekëlldira të mëdha dhe në gëzime dihet të ndajmë me Kosovën atë që kemi”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 30.12.2021 11:22