Afrika e Jugut tërheq rregullat ku qytetarët pa simptoma të COVID-19 nuk e kishin të detyrueshme të izoloheshin apo të testoheshin nëse kishin kontakt me ndonjë të infektuar.
Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit ku ndër të tjera tha që rregulli i rindryshuar do të shkruhet në fletoren zyrtare.
Javën e kaluar ministria e Shëndetësis njoftoi që personat asimpotomatik që kishin qenë në kontakt me një të infektura, mund të mos izoloheshin por të kishin në monitorim simptomat për 5 deri në 7 ditë dhe të shmangnin vendet e mbipopulluara.
Duke qenë se shumica e njerëzve janë vaksinuar me të paktën një dozë dhe kanë fituar imunitet, kjo ishte arsyeja kryesore e tërheqjes së rregullit.
Kjo ka kontribuar në numrin e ulët të shtrimeve në spital dhe shkallën e lartë të shërueshmërisë, sipas autoriteteve të shëndetit. Tani të gjitha ato protokolle do të tërhiqen pasi Departamenti i Shëndetësisë u përball me median dhe palët tjera e interesuara.
Deri më tani Afrika e Jugut mbanë vendin e parë në kontinent përsa i përket infektimeve me COVID-19 dhe vdekjeve. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka pasur një numër total të të infektuarve rreth 3.42 milion dhe 90,854 vdekje.