Mëngjesin e kësaj të mërkure një tërmet me magnitudë 5.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës, në Greqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ka qenë 37 kilometra në jugperëndim të Arbit me një thellësi prej 45 km.
Ndërkohë mësohet se tërmeti ka qenë intensiv dhe ka zgjatur disa sekonda, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në disa pjesë të Egjiptit.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale ose të lënduar./albeu.com/