Nga ngricat te rritja e temperaturave, parashikimi i motit për javën e fundit të 2021

Erdhi kështu dhe java e fundit e këtij viti. Deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare. Ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare. Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës. Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelën e mëposhtme.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë./SHMU


Shtuar 28.12.2021 09:42