Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, gjatë fjalës së saj në konferencën me kryeministrin Edi Rama për rrjedhën e listës së pagave, tha rrogat e qytetarëve shqiptarë nuk kanë dalë nga platforma “E-Albania”.
“E-Albania është një sistem i sigurt dhe nuk ka lidhje me asnjë rrjedhje informacioni. Qytetarët të përdorin shërbimet aty dhe të jenë të sigurt se përdorin vetëm të dhënat e tyre, asgjë tjetër. Që të ndërvepronin regjistrat në mënyrë të sigurt është krijuar platforma qeveritare e ndërveprimit, që bën të mundur që sistemet të komunikojnë mes tyre në kohë reale. 17 milionë transaksione të kësaj platforme, që bëhen çdo muaj, përveçse reduktojnë dokumentet që i duhen qytetarët, realizojnë shërbimin në mënyrë të sigurt duke lënë logo të qarta. Kryefjala jonë në të ardhmen e afërt është ‘block-chain’. Do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë pronat e shqiptarëve të pandryshueshme nga askush më. Gjithë ky ekspozim digjital patjetër që shoqërohet me probleme. Problemi i parë është aksesi i atyre që duhet ta përdorin sistemin”, u shpreh Karçanaj./albeu.com