Tha se do i çojë një shkresë me shkrim Bashës, çfarë po paralajmëron Sali Berisha?

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se Lulzim Bashës do i çojnë një shkresë me shkrim për shkarkimin e tij nga funksioni i kryetarit të PD-së.

Ai kishte edhe një paralajmërim për Bashën, kur i tha që të mos i kudërvihet vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sipas Berishës, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, vendosi që sot të fillojë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të mbajtur në stadium.

“Sot Komisioni i Përkohshëm i PD, pas diskutimeve ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të rithemelimit të PD. Deri më 22 mars, të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD në të cilat ata do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre. Duke vazhduar me këtë proces, demokratët janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm, të një rëndësie jetike dhe ata mbeten të gatshëm për të përmbushur çdo mision që do kërkohet në avancimin e kauzës sonë. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit, siç ishte referendumi i datës 18 dhe ky akt siç e dini ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit. Si një akt protokollar dhe jo detyrim sepse detyrimi është shpallur para të gjithë shqiptarëve, deputetit Basha do i dërgohet një shkresë ku do njoftohet për këtë vendim. Për të gjithë anëtarët e PD që votuan më 18 dhjetor, Komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësi e PD është më këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj, vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë e mendojnë për një çast t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim”, tha Berisha./albeu.com/