DETAJET/ Operacioni në Lagjen e Trimave, vjen reagimi i MPB

Pas arrestimeve të kryera ditën e sotme në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ka ardhue edhe reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme atje.

Ministria njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë realizuar disa bastisje në disa lokacione në Kumanovë dhe Shkup.

Ata shtojnë se janë prangosur 10 persona, mes tyre edhe 3 policë e 5 doganierë.

“Janë privuar nga liria dhjetë persona, përkatësisht B.A.(35), M.A.(40), I.A.(45), I.F.(47), A.A.(43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh.(53), T.T. (54), D.K.Sh.(43), Xh.Sh.(36) nga Shkupi dhe L.L. (36) nga Tetova, mes të cilëve tre policë dhe pesë doganierë”, njoftojnë nga MPB.

Gjithashtu bëhet me dije se njërit prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine./albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 13:36