Vuçiç mesazh shqiptarëve: Dua ta shihni Serbinë si shtëpinë tuaj të dytë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u është drejtuar ditën e sotme shqiptarëve me një mesazh. Ai ka kërkuar që Serbinë ta shohin si shtëpi të dytë.

Vuçiç u shpreh se duhet të përqendrohemi tek e ardhmja dhe fakti se si mund të jetojmë më mirë në vendet tona.

“Ne duam që nga këto arritje qytetarët të shikojnë përfitime. Kur erdha në Shqipëri pashë që kryeministrit Rama iu kundërvunë për iniciative, apo për ata që thonë se Ballkani i hapur ka të bëjë me Serbi të madhe apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë më asnjë për tyre. Ne sot duhet të përqendrohemi tek e ardhmja dhe për faktin se si mund të jetojnë më mirë vendet tona. Ne duam të shikojmë më shumë turistë në Novi Sad, nga Tirana apo Shkupi, sigurisht edhe nga vende të tjera. Duke ardhur sot në Tiranë, dëshiroj të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë, dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri.”, tha Vuçiç./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 13:32