Momente tmerri për futbollistin e Napolit, Adam Ounas. Sulmuesi 25-vjeçar algjerian, në momentin që po bëhej gati për t’i nisur drejt Milanos, për ndeshjen kundër Milanit, është sulmuar dhe grabitur në banesën e tij nga persona të armatosur.
“Corriere dello Sport” ka rindërtuar skenën e ngjarjes, duke shpjeguar sesi lojtari algjerian u grabit nga dy kriminelë me armë, që u futen me një skuter në garazhin e shtëpisë së tij në Posillipo. Ounas është detyruar t’u dorëzojë para dhe bizhuteri në një vlerë totale prej 4500 eurosh.
Grabitja ndodhi në momentin e kthimit të tij nga stërvitja e zhvilluar në Castel Volturno. Banditët kishin planifikuar gjithçka në detaje, duke e sulmuar pikërisht në momentin që do të futej në banesë.
Për shkak traumës së pësuar, Aunas nuk udhëtoi me skuadrën drejt Milanos, për ndeshjes së dielës me “Djallin”.