Inagurohet statuja e Maradonës në aeroportin e Buenos Aires

Një tjetër gjest i madh për Pibe de Oro pak më shumë se një vit pas vdekjes së tij. Një statujë e Diego Armando Maradona , e bërë nga PET, u përurua në aeroportin Ezeiza në Buenos Aires .

Fillimisht ajo u zbulua në praninë e disa miqve të ngushtë, duke përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina dhe ish-bashkëshorten Claudia Villafane, më pas radha e të gjithë udhëtarëve që tani e tutje do të mund ta admirojnë në katin e parë të Terminalit A.

“Kjo statujë është vetëm një gjest mirënjohjeje dhe homazhi për një kampion të madh që u ka dhënë gëzim të pafund argjentinasve dhe tifozëve të futbollit në të gjithë planetin, ” tha Martín Eurnekian , president i Aeropuertos Argentina 2000. r.t/albeu.com


Shtuar 16.12.2021 15:10