“Kapacitetet e incenratorëve të mëdha”, Pano Soko zbulon misterin dhe tregon lidhjen me mbeturinat e BE-së

SPAK ka arrestuar ditën e djeshme ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë me akuzën e korrupsionit si edhe të pastrimit të parave lidhur me aferën e inceneratorëve.

I ftuar në “Abc Live” me Juli Xhokaxhi, ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari u shpreh se kanë pritur që dosja të procedohej përpara zgjedhjeve të 25 prillit, por kjo nuk ndodhi. Sipas tij arrestimi i djeshëm nuk duhet të mbyllet me kaq pasi kjo të të vinte në dyshim punën e SPAK.

Por pse arrestimi i ish-ministrit Koka vjen në këtë kohë ndërkohë që denoncimet janë bërë prej disa vitesh tashmë? Sipas deputetit të PD në Elbasan, kërkesa që të linte mandatin Lefter Kokës i ka ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe kjo sipas tij shpjegon edhe arsyen se përse arrestimi ndodhi tani.

“Pse u gjet vetëm një person kur hetimi është i shtrirë në shumë nivele? Kryesori është kryeministri dhe numri i personave të përfshirë është shumë më i madh.”
Ndërsa, eksperti i ekeonomisë duke shpjeguar skemën e përdorur thotë se ajo është shumë e thjeshte dhe tregon arrogancë. Kjo për faktin se nënkupton që të përfshirët nuk kanë pasur frikë.

“Skemë nga ato klasiket, dhe kjo tregon arrogancë. Ata s’kanë pasur frikë sepse mbështetja ka qenë e siguruar. Paratë i kanë marrë në bankë dhe e kanë mbyllur ciklin në një afërë, edhe korrupsionin edhe pastrimin e parave. Koka është vetëm një hallkë e vendimmarrjes, edhe Mirel Mërtiri në thelb nuk del në asnjë vend. Ka qenë shumë i kujdesshëm që të qëndrojë larg nga pikëpamja proceduriale.”

Pano Soko shpjegon gjithashtu se përse plani ishte që të ndërtoheshin tre inceneratorë me kapacitete të mëdha të djegies së mbetjeve që i tejkalonin ato që prodhon vendi ynë.

Eksperti i ekonomisë sjell në vëmendje çështjen e importimit të plehrave që ai thekson se nuk është rrëzuar akoma. Sipas tij, bëhej fjalë për një skemë të mirëmenduar që përfshinte edhe djegien e mbetjeve që mund të importohesihin nga vende të BE-së.

“Kapacitetet e mëdha të inceneratorëve nuk janë kot të mëdha. Mund të përpunojnë 4-5 fishin e mbetjeve që prodhon Shqipëria. Ligji për importin e plehrave është kthyer nga presidenti por nuk është rrëzuar akoma. Detyrojnë bashkitë që t’i çojnë plehrat te inceneratorët e të paguajnë 41 euro për ton, dhe pjesa tjetër nga BE…”./abcnews.al/


Shtuar 15.12.2021 13:42