Lojtari i Napoli-it i përdorur në transfertën për të afruar Osimhen shprehet se nuk ka qënë kurrë në Lille

Marrëveshja e zhvilluar një vit e gjysmë më parë mes Napolit dhe Lille për sulmuesin Osimhen u realizua nga palët ku Napoli dha një shumë parash dhe 4 lojtarë për shërbimet e sulmuesit.

Një nga lojtarët e përfshirë në këtë transferim ishte dhe Luigi Liguori, i cili vlerësohej 4 milion euro nga Napoli.

“Në qershor më thirri Napoli dhe më tha hajde se duhet të flasim në Castek Volturno. Unë dhe agjenti im shkuam dhe na u ofruan dy opsione. Të rinovoja për një sezon e të qëndroja tek Napoli ose të pranoja të shkoja tek Lille dhe të firmosja për tre vjet duke u përfshirë tek operacioni i Osimhen.

Unë fola me agjentin dhe pranova. Në 30 qershor nënshkruam me Lille por asnjëherë nuk isha pjesë e atij klubi.”

Madje të tilla deklarata kanë bërë dhe tre lojtarët e tjerë të rinjë të cilët ishin të përfshirë në këtë transferim. Ata kanë shprehur se janë djegur si lojtarë vetëm për fajin e Napolit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2021 13:49