Sabiani u bë një nga banorët më të dashur për publikun në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Këngëtari u dallua për humorin e tij, një anë e karakterit që publiku e njihte shumë pak. Të premten, ai ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Banori që u mërzit më shumë për largimin e Sabianit ishte Iliri, me të cilin krijuan një miqësi të ngushtë. I ftuar në “Fan Club”, këngëtari nuk i përmbante lotët kur fliste për të. “Më mungon shumë. Do e pres jashtë dhe do bëj tifo për të“, tha ai.
Kur artisti u largua nga shtëpia, ra në sy fakti që disa nga banorët nuk i takoi fare.
Sipas tij, nuk e meriton, sepse e kanë zhgënjyer shumë.
“Nuk e prisja ata djemtë nga Kosova, PM dhe Dagz, më zhgënjyen“, u shpreh Sabiani.