Bënë për spital 30-vjeçarin, policia në kërkim të dy të rinjve

Policia ka shpallë në kërkim dy shtetas në Maliq pasi kanë goditur me thikë një 30-vjeçar.

“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore…”- njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi këta shtetas mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. /albeu.com/

 


Shtuar 13.12.2021 12:15