Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në Samitin për Demokracinë është shprehur se populizmi është në rritje të vazhueshme në shumë vende.
Pendarovski tha se është i bindur se bashkërisht do të dërgojnë mesazh deri tek të gjithë populistët dhe regjimet autoritare të cilët përpiqen të minimizojnë vlerat e demokracisë si dhe të shtypin lirinë e njerëzve.
Pendarovski tha se edhe përkundër konflikteve, Maqedonia e Veriut ka arritur të ndërtojë dhe mirëmbajë një model funksional të demokracisë multietnike.
“Qëllimi strategjik për t’u bërë anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian ishin iniciativa të fuqishme për të rritur besimin e qytetarëve në modelin demokratik të qeverisjes. Gjithsesi në dekadën e fundit, në të gjitha kontinentet, edhe në demokracitë të qëndrueshme, jemi dëshmitarë të rritjes së populizmit dhe tendencave autoritare, të cilat sfidojnë dhe e bëjnë demokracinë më të pambrojtur. Të dashur miq, nuk ka asnjë alternativë dhe nuk duhet të humbasim as një minutë. Rivitalizimi i demokracisë është esencial”, tha mes tjerash Pendarovski./albeu.com/