Qëllohet për vdekje me breshëri plumbash reperi i njohur (FOTO LAJM)

Reperi amerikan Slim 400 (Vincent Cohran) është ekzekutuar për vdekje në Los Angeles.

Vrasja e 33-vjeçarit të njohur ka shokuar publikun pasi nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nuk ka asnjë të arrestuar, kurse motivi dhe rrethanat e atentatit janë ene të paqarta, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

Edhe në të kaluarën ish-muzikanti amerikan ishte tentuar të ekzekutohej. Në 2019 ai u qëllua me 9 plumba në lagjen “Compton” të Los Angeles. Ai mundi të mbijetonte dhe doli nga spitali pas 15 ditësh. Cohran lindi në 1988 në një familje ushtarakësh në Gjermani. Familja e tij u zhvendos më pas në SHBA. Slim 400 iu bashkua grupit “Tree Top Pirus”./albeu.com/


Shtuar 9.12.2021 17:26