Vox Pop-et e Albeu.com bëhen virale, i poston edhe Sali Berisha (VIDEO)

Qeveria shqiptare do t’i duhet të paguajë përfundimisht gjobën prej 110 milion euro ndaj biznesmenit Italian Francesco Beçhetti pasi gjykata e Arbitrazhit konstatoi se Shqipëria e mbylli pa të drejtë televizionin Agon Channel.

Vendimi erdhi pas disa vitesh gjyqe mes Avokaturës së Shtetit dhe avokatëve të biznesmenit në fjalë dhe tashmë do të duhet që taksapaguesit shqiptarë të nxjerrin nga xhepat mesatarisht 40 euro për kokë në mënyrë që qeveria të paguajë borxhin.

Albeu.com ka nisur një angazhim të ri ku për çështjet më të nxehta të ditës, ku pyet ata që preken drejtpërdrejtë, pra qytetarët. Materiali i përgatitur nga gazetari i albeu.com Altin Tufa, lidhur me këtë problematikë ka bërë xhiron e rrjetit.

Madje atë e ka shpërndarë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndiqni materialin!


Shtuar 8.04.2021 09:36