Reshjet e dëborës nuk i ndahen Korçës, si paraqitet gjendja e rrugëve

Gjatë mbrëmjes në qarkun Korçë kanë nisur reshjet e borës. Gjatë ditës së sotme mësohet se ato vijojnë me intensitet të ulët. Trashësia e dëborës varijon nga 5 cm në zonat fushore, deri në 15 cm në pjesët malorë si në rrugën e Dardhës.

Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje.

Mësohet gjithashtu se probleme në rrugë nuk ka.


Shtuar 8.04.2021 09:04

Tags: ,