Tuchel i zhgënjyer: Nuk mund të jem i lumtur

Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Zenit duke humbur kreun e Grupit H.

Trajneri Bluve, Thomas Tuchel, komentoi barazimin ndaj Zenitit:

“Ata luajtën pikërisht ashtu siç e kishim menduar në hapësirat që u dhamë në kundërsulm. Qëndrimi ynë ndryshon kur marrim epërsinë dhe kjo është diçka që nuk e bëmë kurrë dhe nuk duhet ta bëjmë kurrë. Duhet të minimizojmë rreziqet. Na nevojitet një nivel më i lartë vrapimi,  dhe përqendrimi. Sa herë që fillojmë të menaxhojmë rezultatet, ne ndëshkohemi. Ndodhi kundër West Hamit dhe sot. Reagimi ishte i mirë, por sapo marrim epërsinë, e japim sërish. Ne luajmë me topin duke mos sulmuar me të njëjtin agresivitet dhe uri si më parë. Nëse je trajner i Chelseat dhe ke pësuar 6 gola në 2 ndeshje, nuk mund të jesh i lumtur. Askush nuk mund të jetë i lumtur”. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 22:40