Për shkak të motit të keq, Porti i Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 06.12.2021 do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë në datën 06.12.2021/16:00”, thuhet në njoftim, ndërsa Bashkia e Vlorës ka bërë apel të shmangen lëvizjet e panevojshme, sepse disa rruga janë përmbytur nga shirat.
“Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme 5 Dhjetor deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për furtuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftimin e Bashkisë./albeu.com