Bllokimi i Rinasit mund të pengojë ardhjen e trupave amerikane në Shqipëri, Kim presion qeverisë Rama

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas bllokimit të Rinasit.
Burimet nga ambasada bëjnë me dije se Kim ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka kërkuar zgjidhjen e situatës para nisjes së fluturimeve që do të kryhen nga Shtetet e Bashkuara me avion dhe logjistikë ushtarakë të parashikuar këtë fundjavë.

Kujtojmë se këtë fundjavë është parashikuar të mbërrijnë në Shqipëri një pjesë e logjistikës dhe avionëve ushtarakë amerikanë për të realizuar një nga stërvitjet më të rëndësishme të NATOS-s, DEFENDER-Europe 21.

Stërvitja do të përfshijë pjesëmarrjen e afro 30 mijë trupave nga 26 shtete. Në Shqipëri do të kalojnë 6 mijë trupa dhe do të dislokohet rreth 20% e kapaciteteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje. /albeu.com/

 


Shtuar 7.04.2021 16:21