Këto janë ndeshjet e sotme në 5 ligat e mëdha (FOTO LAJM)

Në top pesë ligat evropiane sot do të zhvillohet disa ndeshje mjaft interesante.

Dita hapet me sfidën mes West Hamit dhe Chelseas nga ora 13:30, ndërkohë në ora 16:00 Liverpooli i shkon Wolvesit, ndërsa Man City takohet me Watfordin nga ora 18:30.

Në anën tjetër në Bundesligën gjermane do të zhvillohet derbi mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich nga ora 18:30.

Sfida tejet interesante do të jenë edhe në Serie A, ku Milani e pret Salernitanan në ora 15:00, Roma takohet me Interin në ora 18:00 kurse Napoli dhe Atalanta ballafaqohen nga ora 20:45.

Edhe në La Liga të Spanjës do të jenë në program disa ndeshje mjaft interesante ku spikasin dy prej tyre.
Barcelona e pret Betisin nga ora 16:15, ndërsa Real Madridi përballet me Real Sociedadin nga ora 21:00. /albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 10:27