Një i dënuar shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u varuar në burgun e sigurisë së lartë. Mësohet se ngjarja e rëndë është shënuar ditën e djeshme, viktima është nga Korça e moshës 35-40 vjeç.
Ai ishte dënuar me burgim të rëndë dhe kishte 8 vite që vuante dënimin në Melandrinu.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një ditë para se të varte veten, kishte pirë lëndë kimike klor./albeu.com