Icardi i ofrohet Newcastle

Mediat franceze kanë raportuar të premten se drejtuesit e Paris Saint-Germainit i kanë ofruar Icardin Newcastle.

PSG-ja është e gatshme ta lë të lirë Icardin për rreth 30 milionë euro dhe tashmë ka nisur bisedimet me ekipin anglez, që pritet të forcohet gjatë merkatos së janarit.

Icardi këtë sezon ka shënuar tre gola në 15 ndeshje për PSG-në, në të gjitha garat.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024.  /albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 18:19