Tanimë rekordmen për numrin e “Topave të Artë”, Leo Messi shton edhe një në koleksionin e tij, i shtati, por sigurisht më i kontestuari.
Lionel Messi tashmë është i vetëm në planetin e tij. Pas shumë kohësh “kokë më kokë” me Ronaldon, argjentinasi këtë të hënë u shkëput, për të pëshuar garën për portugezin.
Argjentinasi bëri një udhëtim të reduktuar për këtë kurorëzim të parë me një klub tjetër përvec Barcelonës.
Nëse ai iu bashkua PSG-së verën e kaluar, nuk ishte performanca e tij me klubin francez që e ktheu në favor. Pjesa e dyta sezonit të kaluar me klubin katalanas ku shënoi 28 gola mes janarit dhe qershorit, duke fituar një Copa del Rey ishte diçka, por jo për të kërkuar maksimumin.
Mendja e gazetarëve mund të ketë ndryshuar më shumë në verë, kur “La Pulga” më 11 korrik ngriti trofeun e parë me Argjentinën.
Duke se Kupa e Amerikës peshoi.
Messi përfitoi nga ky titull për të kaluar përpara Lewandowski-t. Leva mund të ndihet i mërzitur pas një viti tjetër me statistika stratosferike.
Prandaj ky shejtërim i Mesi është më i hapuri për diskutim. r.t/albeu.com