Janë zbardhur detaje nga vdekja e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku 12-vjeçarja humbi jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Dyshohet se shkak për zjarrin ka qënë një qiri I cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona në fjalë ishte pa energji elektrike.
Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.
Babai i vajzës së mitur, Irakli Ndriço, ndodhet në spital pasi mori djegie në trup. /albeu.com/