Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.
“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.
Kujtojmë se Shqipëria u bë vend anëtar me të drejta të plota në NATO, në vitin 2009./albeu.com/