Agjenti i Donnarummas tregon garancinë që Manchester City u dha lojtarëve pas vendimit për 114 shkelje

Edhe pse Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 shkeljet për të cilat akuzohej, në klub mbizotëron bindja se çështja financiare do të mbyllet në favorin e tyre.

Të lidhura

None found

Manchester City e ka apeluar vendimin dhe ka pretenduar se paneli është ndikuar nga “teoritë konspirative të Ligës Premier”. Ndërkohë, klubet rivale kanë nisur të kërkojnë një ndëshkim të paprecedentë për kampionët e Anglisë.

Në këtë periudhë pasigurie, futbollistët e Cityt, përfshirë Gianluigi Donnarumman, kanë marrë garanci se drejtësia sportive do të japë një vendim në favor të klubit.

Enzo Raiola, agjenti i portierit italian, ka sqaruar se zhvillimet e fundit nuk kanë ndikuar në të ardhmen e klientit të tij.

“A do të ndryshojë diçka kaosi te Manchester City? Jo, asgjë nuk do të ndryshojë për ne apo për Donnarummën”, deklaroi Raiola për The Sun.

Sipas tij, drejtuesit e klubit kanë komunikuar me portierin, i cili e ka pritur me qetësi situatën.

“Lajmi shfaqet herë pas here. Klubi ka folur me Gigjin dhe të gjithë janë të qetë. Tani kemi ndeshje të rëndësishme kundër Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit, dhe më pas drejtësia sportive do të marrë rrjedhën e saj”, u shpreh ai.

Raiola konfirmoi gjithashtu se Donnarumma ka marrë garanci të drejtpërdrejta nga Manchester City lidhur me këtë çështje.

“Por Donnarumma ka marrë garanci nga Manchester City”, shtoi agjenti.

Portieri italian dhe futbollistët e tjerë të Cityt që kanë qenë të angazhuar me kombëtaret do t’i bashkohen skuadrës sot, të enjten, në stërvitje. Përgatitjet do të orientohen drejt sfidës së së dielës ndaj Liverpoolit në Ligën Premier.


Shtuar më 8.10.2026 09:18