Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur paraditën e sotme në lagjen nr.4 në Durrës ku një shtetase V.D., 44 vjeçe ka goditur shtetasin M.L., 45 vjeç I cili po qarkullonte me biçikletë.
Burimet zyrtarë bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendet duke u mjekuar në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/