Zjarri te Covid 3, Manastirliu: Ndodhi një incident, situata nën kontroll

Në një deklaratë për media, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur për zjarrin që ra ditën e sotme në spitalin Covid 3 te QSUT.

Manastirliu tha se zjarri ishte një incident, nuk ka asnjë staf dhe as pacientë të lënduar, dhe gjithashtu siguroi se situata është nën kontroll.

“Këtu janë tre pavione që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID. Dua të siguroj që janë të gjithë shëndoshë e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavionëve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. Nuk është e lidhur me 3 pavionet. Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse. Janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. Ajo çka është me rëndësi është se pacientët, stafi mjekësor janë shumë mirë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim. Janë mbi 70 pacientë në COVID 3. Nuk janë prekur nga ky incident asnjë prej 3 pavionëve. Pjesa ballore, një prej dhomave ka pasur këtë incident. Masat janë marrë në kohë. Situata është në kontroll. Ka disa pista ku po hetohet. Po vlerësohen të gjitha pistat.”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 12:10