Lazio është në kërkim të një mbrojtësi qëndror.
Sarri ka në dispozicion dy mbrojtës titullarë të cilët janë Acerbi dhe Luiz Felipe, por ai i ka bërë një kërkesë Igli Tares se kërkon dhe një tjetër mbrojtës i cili mund të mbulonte shumë mirë repartin qëndror ku ndodhen Acerbi dhe Felipe.
Tekniku lacial ka nevojë për një zëvendësues të velfshëm dhe sytë i ka tek qëndrori i Juventus-it, Andrea Rugani. 27-vjeçari nuk është në planet e Allegrit dhe Tare beson se mund ta transferojë pa shumë probleme në kryeqytet./h.ll/albeu.com