Rama bën ndryshime të reja në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri, duke liruar nga detyra zëvendës-ministrin e Shëndetësisë Albert Nikolla.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa mësohet se në vend të tij është emëruar zv.ministre, Vjollca Braho.

Vjollca Braho ka mbajtur më herët postin e kryeinspektores në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor. Ajo është përgjegjëse për organizimin dhe koordinimin e funksionimit si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ISHSH në të gjitha qarqet e vendit./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 12:31