Në kufijtë e çnjerëzores, mbyllet burgu i shumëpërfolur i Zaharisë

Burgu i famshëm i Zaharisë do të mbyllet.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një takim me përfaqësues të CTP dhe në prani edhe të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka pohuar vendimin e tij për transferimin e të burgosurve të Zaharisë drejt blloqeve 2-3 në Shënkoll.

Transferimi i tyre do të bëhet në datat 27-28 Nëntor.

Qëndrimi i tyre në Shënkoll do të jetë i përkohshëm deri në ndërtimin e një spitali specifik për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burgun e Zaharisë, një institucion ku mblidheshin të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Sipas ministrit Manja ligji detyron ministrinë e Shëndetësisë të kujdeset për këtë kategori të dënuarish ndërsa shumë shpejt një spital në republikën e Shqipërisë do të përshtatet për të zëvendësuar Zaharinë./albeu.com/