EMRI/ Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, policia “mësyn” në zyrat e kompanisë, kush është pronari shqiptar (VIDEO)

Policia e Maqedonisë ka hyrë në ambientet e kompanisë “Besa Trans” në Shkup pas incidentit me 45 viktima sot në Bullgari.

Sipas gazetës bullgare “Trud”, pronari i kompanisë së autobusëve është shqiptari Azdren Ziberi. Sipas informacioneve jozyrtare, “Besa Trans” kishte zyra edhe në Kyustendil të Bullgarisë.

Informacionet nga mediat Bullgare, bëjnë me dije se pesë prej udhëtarëve që kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike ku autobuzi u përfshi nga flakët, ishin fëmijë.

Kujtojmë se autobusi, i cili ishte nisur nga Stambolli për në Shkup u aksidentua në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje dhe me pas u përfshi nga flakët.

Ndërkohë shtatë pasagjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/