Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrumb e hi.
“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrumb e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa një nga pistat është që aksidenti mund të ketë ndodhur pasi shoferi ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë.
“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës”, tha Rashkov.
Në vendngjarje ka shkuar gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka.
Ndërkohë që familjarët e viktimave janë grumbulluar para zyrave agjencisë “Besa Trans” në Maqedoni për të mësuar për fatin e njerëzve të tyre të dashur. Para zyrave vërehet edhe prezencë e madhe e policisë.