Me kë e ka? Igli Zarka sulmon banorët nga jashtë shtëpisë: Fallco! (FOTO LAJM)

Igli Zarka ishte i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku foli për qëndrimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Aktori u largua vetëm pas një jave, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai tha se izolimi në shtëpi ndikoi shumë në gjendjen e tij. Më tej Igli u shpreh se të gjithë banorët janë “fallco”, sepse i detyron vetë formati të bëjnë lojë.

“Në thelb aty janë të gjithë “fallco” në thonjëza, sepse nuk mendoj se ka ndonjë person aq të ligë sa të zgjohet një mëngjes me idenë si ta shkatërroj jetën e këtij, por aty të detyron ky format dhe përshtatja që duhet të bësh, pra pakti me “djallin” është gjithçka që gjithkush e bën me veten, unë nuk e bëra dot”, tha ai.

 


Shtuar 21.11.2021 15:44