Zaev: Nuk presim zgjedhje të parakohshme

Kryeminsitri Zoran Zaev gjatë takimit të sotëm me ministrin për punë të jashtme të Austrisë, Michael Linhart tha se Qeveria ka shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe pret rritjen e saj.

Sipas njoftimit të pres shërbimit qeveritar, Zaev ka theksuar se nuk pret që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kemi shumicë të qëndrueshme parlamentare, presim edhe rritje të shumicës, nuk pres zgjedhje të parakohshme parlamentare, përkundrazi deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2024, Qeveria do të fokusohet në zhvillimin e ekonomisë”, ka thënë Zaev gjatë takimit me Linhart.


Shtuar 18.11.2021 14:17