Zgjedhet kryetari i ri i Këshillit të Tetovës

Me 16 vota për, asnjë kundër dhe 14 të përmbajtur, Komuna e Tetovës zgjodhi Besar Durmishin nga Lëvizja BESA për kryetar të ri të Këshillit Komunal.

Po ashtu Këshilli verifikoi mandatet e 30 këshilltareve, derisa njërit nga këshilltarët e zgjedhur nga radhët e PDSH, Pajtim Thaçit iu konstatua dorëheqja pas kërkesës se tij me shkrim. Në kërkesë thuhej se dorëheqja është e natyrës objektive.


Shtuar 18.11.2021 14:13