Kaos në Gjykatën e Fierit, familjarët e banorët nuk largohen pa “kokën” e Klodian Çalamanit (VIDEO)

Situata në Gjykatën e Fierit vazhdon te jetë shumë e tensionuar. Familjarët e vikjtimës, Mateo Vasiu dhe banorë të fshatit i janë drejtuar Gjykatës së Fierit për të qënë të pranishëm në seancën ku do të vendoset për Klodian Çalamanin.

Familjarët kanë dyshimet e tyre se Çalamani gjendet brenda gjykatës dhe kanë tentuar disa herë të futen brenda gjykatës por janë zbrapsur nga policia disa herë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Duke marrë parasysh gjendjen në gjykatën e Fierit, pritet që seanca për Klodian Çalamanin i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu, të shtyhet për një ditë tjetër.

Një prej qytetarëve ka shpërthyer në lot teksa është intervistuar nga gazetarët. Ai është shprehur se është prind vetë ndaj kërkon dënimin maksimal për autorin e vrasjes së të miturit Mateo Vasiut.

Qytetari: Unë kam 4 fëmijë, një 8 vjeç. Atë duhet ta ekzekutonim që mbrëmë. Policia nuk lejon që të futemi.

Vijon…/albeu.com/


Shtuar 18.11.2021 10:52