Armë dhe fishekë! Don Xhon bie “në rrjetë”, çfarë zbuloi Policia në Rangen e tij (FOTO+VIDEO)

Policia e Rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover.

Në veturë ndodhej reperi Don Xhoni dhe Festim Strumcaku.

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë dy personave, dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një armë të shkurtër, një karikatorë si dhe 6 fishekë”, njofton policia.

Policia njofton se i dyshuari, Festim Strumcaku, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor qendra në Prishtinë.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i policisë.


 


Shtuar 16.11.2021 18:14