Menduh Thaçi: Kemi 61 deputetë, Kastriot Rexhepi është në mazhorancë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare  ka 61 deputetë dhe jo 59, siç pretendon opozita.

Ai ka sqaruar se momentalisht janë 59 +1 me deputetin Kastriot Rexhepin, por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit të 61-të, pasi evitoi pyetjen duke u larguar.

“Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi, në largim e sipër.


Shtuar 12.11.2021 20:09