Zlatan Ibrahimoviç ka folur në një konferencë për shtyp gjatë tërheqjes së tij me Suedinë.
“Në sezonin e fundit kam patur më shumë lëndime sesa kam patur zakonisht , por është edhe sepse kur kisha një shqetësim të vogël nuk i kushtoja shumë rëndësi. Pasi mbusha 30 vjeç vura re se dhimbjet fizike shtoheshin. Kam një fizioterapist që më shikon 24 orë për problemin më të vogël që mund të kem.
Fundin e karrierës nuk e kam menduar kurrë, nuk e kam menduar ditën se kur do ta le, përkundrazi dua të vazhdojë sa më shumë dhe nuk dua të mendoj për pensionimin. Nuk dua të bëhem një nga ataqë ndihen të trishtuar për veten e tyre kur vjen puna për të lënë futbollin, unë dua të vazhdoj ende deri kur të mos kemë fuqi të vrapoj”./h.ll/albeu.com