“Plas” arma në Gjilan, vritet një person dhe plagoset një tjetër

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në lagjen Arbëria në Gjilan.

Sipas informacioneve atje, bëhet me dije se ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur.

Lajmin për Kohën e ka bërë të ditur nënkoloneli Remzi Azemi.

Ende nuk bëhet me dije për shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes atje./albeu.com/


Shtuar 8.11.2021 22:42