MOTI/ Si do të jenë kushtet atmosferike gjatë kësaj jave

Në një parashikim përmbledhës për javën që presim përpara ajo që vlen për t’u theksuar është moti i qëndrueshëm, edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Për ditën e martë parashikohet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash dhe në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Për ditët e mbtetura të javës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura por vranësirat do të jenë më të pakta dhe mot kryesisht i kthjellët për ditën e enjte dhe atë të premte.


Shtuar 7.11.2021 23:23