Pas Krishtlindjeve, nis vaksinimi i fëmijëve 5-11 vjeç në Itali

Në Itali, pas Krishtlindjeve pritet që të nisë vaksinimi i fëmijëve 5-11 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se janë 3 200 000 fëmijë dhe se vaksinimi i tyre pritet të fillojë sapo Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ta miratojë.

“Besoj se leja përkatëse nga Agjencia Evropiane e Barnave do të jepet në fund të nëntorit ose më së voni deri në mes të dhjetorit. “Menjëherë pas dritës jeshile, ne do të fillojmë me vaksinimin”, ka thënë Franco Locatelli, koordinator i ekipit shkencor që këshillon qeverinë e Mario Draghit.

Televizioni publik italian Rai thekson se kjo grupmoshë konsiderohet të jetë me rëndësi strategjike për dobësimin vendimtar të pandemisë.

Përsa i përket vaksinimit të të miturve 12 -18 vjeç, në Itali deri tani doza e parë i është dhënë 70% e kësaj populate./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 20:43