Sergio Ramos do të mbetet te Paris Saint-Germain. Lajmi është konfirmuar edhe nga vëllai i tij Rene Ramos.
Ky i fundit ka bërë të ditur se spanjolli nuk e ka ndërmend të largohet nga Parisi.
“Ramos do të luajë për PSG-në sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai është duke punuar shumë që të kthehet sa më shpejt nga lëndimi. Nuk do të prish kontratën me klubin dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim”, deklaroi Rene.
Ramos u transferua këtë verë në Francë si lojtar i lirë nga Real Madridi.