Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se vetingun e noterëve do e bëjë ministria që ai drejton.
Manja tha se dikasteri që ai drejton i ka të gjitha mekanizmat ligjorë për të bërë të mundur Vetingun e noterëve.
Gjithashtu pas mbledhjes së qeverisë ai u shpreh se noterët aktual do t’i nënshtrohen një lloj procesi vettingu i cili do të kryhet nga kjo ministri dhe se do të përcaktohen kritere të reja për futjen në këtë profesion.
“Ky projektligj ka për qëllim forcimin e integritetit të noterit dhe lidhet me besueshmërinë e publikut tek ky shërbimin, kritere të reja për futjen e profesionit të noterit. Këtyre kritereve do t’u nënshtrohen edhe noterët aktual.
Ndryshimet vijnë si pasojë e rekomandimeve të mëparshme. Janë angazhimet të qeverisë shqiptare. Do të përcaktohen kritere të reja për pranimin në këtë profesion siç janë ato të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokuror. Është një proces vettingu për noterët që janë në shërbim. Do të verifikohet nëse kanë lidhje me krimin e organizuar. Ministria e Drejtësisë do të bëjë filtrin e këtij sistemi”, tha Manja./albeu.com/