Veshjet prej lëkure, si të kombinoni trendin më të madh të vjeshtës (VIDEO)

Lëkura nuk del kurrë nga moda. Megjithatë, sezonet e fundit kemi parë një trend në rritje të lëkurës në çdo version. Nga pjesët ikonike si pantallonat, xhaketat dhe palltot deri tek fustanet dhe pantallonat e shkurtra, tani keni hyrë në një sezon të përqendruar te lëkura, që do të thotë se mund të investoni me bollëk për muajt e ardhshëm.

Versionet e shumta bëjnë që të realizoni kombinime të pafundme. Ish-modelja dhe influencuesja e modës, Valeria Lipovetsky ka dhënë disa këshilla stili përmes një videoje të shkurtër në llogarinë e saj personale në Instagram. Ajo prezantoi 4 look-e të ndryshëm vjeshtore në të cilat kishte përfshirë një veshje prej lëkure.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Valeria Lipovetsky (@valerialipovetsky)


Shtuar 3.11.2021 14:16