Messi zbulon ish-shokun e skuadrës te Barcelona që e “tradhtoi” para së të zbarkonte në Paris

Gati tre muaj që kur i ktheu shpinën klubit të tij të fëmijërisë prej më shumë se dy dekadash, Lionel Messi theu heshtjen e tij për një sërë temash si largimi i tij nga FC Barcelona te PSG në një intervistë për SPORT .

Duke zbuluar se do të dëshironte që një ditë të kthehej në kryeqytetin katalanas, jo vetëm për të jetuar me gruan dhe tre djemtë e tij, por edhe për të marrë një rol në prapaskenë te Barça, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu pranoi se ndihej “i lënduar” nga komentet e fundit të presidentit Joan Laporta në shtyp, por duket se nuk ka qenë i vetmi.

Drejtoi i SPORT, Lluis Mascaro ka pohuar se Messi është i vetëdijshëm se është tradhtuar edhe nga një prej miqve të tij më të vjetër në futboll që nga ditet e tyre të para në akademinë La Masia, Gerard Pique.

Radioestadio Noche, Mascaro tha: “Messi e di që Pique i tha Laportas se nëse Messi largohej, asgjeë e keqe nuk do të ndodhte”, dhe një përplasje e mundshme mes dyshes është vërenjtur diku tjetër.

Kur u pyet në intervistë se nësi ai mban një marrëdhënie me ndonjë nga ish-shokët e tij të skuadrës, Messi u përgjigj: “Po. Unë flas me Kun Agueron, i cili nuk ishte shok skuadre, por është një mik i madh. Flas gjithashtu me Busquest dhe Jordi Alba”, duke lënë jashtë ksaj liste kështu Pique.  /albeu.com


Shtuar 2.11.2021 14:17